Skip to content Skip to footer

Rezidenca E.F

Residence Sh.M
KlientiKlienti PrivatViti2025Share

Rezidenca E.F ka në fokus një kuzhinë të punuar me porosi nga ARTEFORM, e ndërtuar me furnir arre dhe një kompozim të pastër arkitekturor. Njësitë deri në tavan i integrojnë pajisjet për ta mbajtur fasadën të vazhdueshme, ndërsa frontet pa doreza dhe “shadow gap”-et e sakta e vendosin ritmin e linjave.

Vitrina me xham me kornizë të zezë dhe ndriçim LED vertikal të integruar i jep thellësi dhe atmosferë. Ishulli me finish mat me efekt mineral kompletohet me gur natyral të errët për kontrast dhe teksturë. Kuzhina është prodhuar “in-house” me materiale dhe mekanizma evropianë, si një element i vetëm i menduar, jo si pjesë të ndara.